Dhëndri u vrau vajzën/ Familja Ademaj i jep familjes Murseli 2 ditë besë, prindërit e Naimit largohen nga Kosova

KOSOVA


Vrasja e 33-vjeçares Liridona Ademaj Murseli mori kthesë ditën e djeshme, kur Policia e Kosovës arrestoi burrin e saj Naim Murselin, Granit Plavën e Kushtrim Kollakën, si të dyshuar për vrasjen e saj në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Pak orë para se të arrestohej, Naim Murseli mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Liridonës, ceremoni kjo që u krye në fshatin e tij.


Ndërsa, vetëm pak orë pas arrestimit të të njëjtit, familjarët e tij raportuan se kanë anuluar vizitat.

Prindërit e Naim Murselit kanë vendosur të kthehen në Suedi. Gazeta Sinjali raporton se familja Ademaj, familjes Murseli i ka dhënë dy ditë besë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra, duke shtuar se të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa të të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore.




Skip to toolbar