PD, kundër Ramës për ligjin e ri. Mbron militantët që sulmojnë KZAZ-të

AKTUALITET


Pasi PS depozitoi në Kuvend ndryshimet në Kodin Penal, sipas të cilave kush prek zgjedhjet nuk do të lejohet të dalë jashtë shtetit për 10 vjet, ka reaguar Partia Demokratike, e cila është shprehur kundër këtij propozimi.

Edmond Spaho, nënkryetar i Partisë Demokratike akuzoi Ramën se po i heq lirinë  e lëvizjes shqiptarëve të cilën e fituan pas vitesh sakrificë. Spaho tha se këto janë metoda të Ramës për të mbajtur pushtetin dhe theksoi se PD do të luftojë kundër pushtetit të tij.

“ Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash.

Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur.

Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin”, tha Spaho.

PD ka urdhëruar kryebashkiakët e saj që të mos lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Në bashkitë që drejtohen përfaqësues të PD dhe LSI kanë nisur sulmet kundër KZAZ-ve dhe djegia e mandateve zgjedhore, akte këto që me ndryshimet në Kodin Penal që pritet të miratohen ditën e enjte do të dënohen me mos lejimin e këtyre personave të udhëtojnë jashtë shtetit.



Skip to toolbar