Tërhiqet policia në nga KZAZ Kukës, zëvendësministrja: Strategji për të mos pasur viktima

AKTUALITET


Sulmet e militantëve të PD kanë sjellë tërheqje të policisë, ku në Klos militantët kanë djegur materialet zgjedhore, ndërsa në Kukës, policia ka liruar ambientet e KZAZ-së dhe ka marrë materialet zgjedhore në dorëzim për t’i vendosur në tjetër ambient.

Zëvendësministra e Brendshme, Rovena Voda deklaron se policia ka tërhequr materialet nga KZAZ në Kukës, sipas një strategjie për të mos pasur viktima. Pas tërheqjes së materialeve, PD deklaroi se policia zbatoi ligjin për të mos lejuar zgjedhjet, por menjëherë ka ardhur reagimi i Ministrisë së Brendshme, nëpërmjet zëvendësministres Voda, e cila sqaroi se policia ka hartuar një plan mjaft profesional operacional për tu zbatuar në terren, jo vetëm në Kukës, apo në zonat e tjera, ku po sulmohen KZAZ-të, por edhe në ditën e zgjedhjeve të 30 qershorit.


Këtë deklaratë, Voda e bëri në Report Tv, ku dha detaje mbi këta plan, aq sa mund të bëhen publike, për shkak se masat nuk raportohen publikisht deri para zbatimit në terren.

“Unë siguroj që pavarësisht burimeve njerëzore që ka policia, ka arritur deri më sot me sukses të bëjë mbulimin e territorit. Edhe nëse ndodh situatë e rënduar, policia ka një plan operacional. Kemi profesionistë dhe njerëz të zotë që kanë punuar me vite. Plani operacional ekskluzivisht zbatohet në terren dhe nuk mund të japë detaje. Është bërë plan për ndarjen e tyre në zona të nxehta. do të ketë efektivë policie edhe të departamenteve të tjera që do të angazhohen për ruajtjen e KZAZ-ve. Në Polici ka disa departamente që kanë në varësi oficerë policie, kemi edhe departamentin e Kufirit dhe Migracionit, forcat Operacionale, departamentin e krimit, dhe të gjithë do të jenë me masa dhe detyra të përcaktuara për të menaxhuar këtë situatë”, tha zëvendësministrja.

Sa i përket situatës në Kukës ku policia e rendit zhvendosi materialet zgjedhore për t’i çuar në një tjetër vend, ende të pamësuar publikisht, Voda tha se kjo nuk është tërheqje por një strategji e fortë e Policisë së Shtetit për të mos pasur viktima.

“Në protesta kanë qenë turma shumë të mëdha dhe të dhunshme. Strategjia e policisë së shtetit, është zero viktima. Jo gjithçka mund të arrihet me forcë. Policia ulet me palët për të qetësuar gjakrat, për t’i thirrur logjikës. Këto janë mënyra strategjike të policisë për të qetësuar situatën, për t’i dhënë kohë policisë për të kaluar në një plan tjetër, por ndoshta edhe për t’i thirrur logjikës së ftohtë të palët tjetër. Viktima mund t’i duhet PD-së e cila është pa kauzë, ose me një kauzë që po shkon drejt dështimit”, tha zëvendësministrja e Brendshme.




Skip to toolbar