SPAK ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës autorizim për caktimin e një mase tjetër sigurie për Sali Berishën.
SPAK kërkon caktimin e masës së sigurisë “Arrest shtëpie” për ish-kryeministrin. Duke qenë se Sali Berisha gëzon mandatin e deputetit dhe ka imunitet SPAK i është drejtuar Kuvendit për dhënien e lejes për caktimin e një mase të tillë.
Tashmë Keshilli për Rregulloren Imunitetin dhe Mandatet, do të njoftojë Sali Berishën dhe do të caktojë mbledhjen në lidhje me këtë çështje.
Berisha ka të drejtë të paraqesë në Këshill me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes.
Gjithashtu ai ka të drejtë të përfaqësohet me mbrojtës ligjor, të drejtojë pyetje dhe të kërkojë sqarime në lidhje me kërkesën.
Këshilli brenda 2 javësh i paraqet relacion Kuvendit për rrëzimin ose miratimin e kërkesës së Prokurorisë.