Rikonstruksioni i Pediatrisë/ Rama: Shumë shpejt shërbim më cilësor për pacientët e vegjël

AKTUALITET


Punimet për Pediatrinë e Tiranës janë në përfundimin e fazës së dytë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet në rrjetin e tij social ku shkruan se vijon puna për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të QSUT.

“Vijon puna në kantierin e Pediatrisë së Tiranës për përfundimin e fazës së dytë të punimeve, për të ofruar shumë shpejt kushte shumë më të mira, dhe shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël.

Vijojmë punën pa u ndalur për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në mënyrë që çdo qytetar të marrë shërbim mjekësor cilësor, me kushte optimale dhe standarde bashkëkohore”- shkruan Rama.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid0Nnwjteo1jsWxYWTLexxH7znLgBaECMHVWEYdGKsUAQda3BjisaBPXwkGNJmNUhtzl&show_text=true&width=500



Skip to toolbar