Shqipëria, në qendrën e ekselencës së NATO, forcim i sigurisë kombëtare

#NËRADAR


Shqipëria tashmë është bërë pjesë e NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence ose qendra e ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike. Anëtarësimi i Shqipërisë u zyrtarizua gjatë një ceremonie ku vendi ynë iu bashkua qendrës së bashku me Finlandën dhe Suedinë, duke e çuar në 39 numrin e vendeve anëtare dhe partnere të këtij rrjeti ndërkombëtar të ekspertizës në mbrojtjen kibernetike.

Anëtarësimi I vendit tonë në këtë qendër ka shumë rëndësi në forcimin e kapaciteteve kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, si dhe në thellimin e bashkëpunimit me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë të NATO-s në përballjen me kërcënimet dhe sfidat në hapësirën kibernetike.

Duke u bërë pjesë e qendrës së ekselencës për sigurinë kiberntetike të Natos Shqipëria do të përfshihet në kërkime dhe analiza strategjike, pjesëmarrje në trajnime dhe stërvitje ndërkombëtare, si dhe bashkëpunim më të ngushtë me ekspertë dhe institucione të specializuara nga vendet aleate dhe partnere.

NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence është  themeluar në vitin 2008 dhe  është një nga qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes kibernetike,. Qendra organizon gjithashtu, stërvitjen më të madhe dhe më komplekse në botë në fushën e mbrojtjes kibernetike.

Ky anëtarësim forcon më tej pozicionin e Shqipërisë në ekosistemin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike dhe rrit bashkëpunimin me strukturat dhe ekspertët kryesorë të NATO-s në këtë fushë.



Skip to toolbar