Ditë gjyqesh për Rithemelimin! Në GJKKO masa për Berishën! Të birin e presin për Gërdecin. Sot edhe fati i vulës

AKTUALITET


Në Gjykatën e Lartë do të mbahet këtë të mërkurë (27 dhjetor) seanca për rekursin që Komisioni i Rithemelimit ka depozituar për vendimin e Gjykatës së Apelit që riktheu në shkallë të parë çështjen e vulës dhe logos së partisë demokratike. Seanca pritet të fillojë në orën 09:00.

Kujtojmë se në mars të këtij viti, Apeli zhbëri vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, që kishte konfirmuar Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 të mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit.

Ndërkohë mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë paralajmëruar për protestë sot para Gjykatës së Lartë.

Po ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme zhvillohen dy seanca, ajo për Sali Berishën, si edhe për të birin Shkëlzenin. Babë e bir janë në ‘dorë’ të gjyqtares Irena Gjoka, e cila do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për masë shtrënguese për Berishën.

Po ashtu, në orën 09:00 do të jetë seanca gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu i marrë i pandehur për masakrën e Gërdecit. GJKKO ka thirrur të dëshmojë Shkëlzen Berisha lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”. Dosja po gjykohet nga Irena Gjoka.

Shkëlzen Berisha refuzoi të paraqitet në gjykatë seancën e 14 dhjetorit. Të dyja çështjet janë në dorë të gjyqtares Irena Gjoka.



Skip to toolbar