“Dorëzohet” Shkëlzen Berisha, shkon në seancën për Gërdecin: Do flas pas gjyqit!

AKTUALITET


Pasi refuzoi të paraqitej në gjyq në 14 dhjetor duke u shprehur se s’ka dijeni, Shkëlzen Berisha është paraqitur më në fund në GJKKO sot.

Djali ish-kryeministrit Sali Berisha do të dëshmojë për çështjen ‘Gërdeci’.


Ai tha për mediat se do të komentojë në përfundim të seancës.

GJKKO ka thirrur të dëshmojë Shkëlzen Berisha lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”. Dosja po gjykohet nga Irena Gjoka.




Skip to toolbar