Më të pasurit në botë u pasuruan edhe më shumë gjatë vitit 2023. 500 më të pasurit në botë panë pasurinë e tyre t’ju rritet me 1500 miliardë dollarë, duke rikuperuar plotësisht 1400 miliardë të humbur në 2022. Kjo është raportuar nga agjencia Bloomberg, duke nënvizuar se miliarderët e teknologjisë kanë parë një rritje të pasurisë së tyre prej 48% ose 658 miliardë dollarësh falë bumit të inteligjencës artificiale.
Elon Musk ia doli të jetë në krye të listës, me një pasuri 95.4 miliardë dollarë, pavarësisht kritikave ndaj X, platformës së tij sociale. Më të fundit në rend kronologjik janë akuzat për antisemitizëm në mes të luftës midis Izraelit dhe Hamasit dhe që kanë shkaktuar një ikje të re reklamuesish nga rrjeti, të cilin Musk vazhdon ta ndryshojë për të përmbushur ëndrrën e tij për krijimin e platformës për gjithçka X.
Por cilët janë njerëzit e tjerë më të pasur në botë? Edhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, pa pasurinë e tij të rritet me më shumë se 70 miliardë dollarë në një përballje kokë më kokë me Arnault për vendin e dytë në listën e më të pasurve në botë. Viti 2023 ishte pozitiv edhe për Mark Zuckerberg. Themeluesi i Facebook u bë më i pasur me rreth 80 miliardë dollarë. Viti që po përfundon shënon edhe rritjen e trashëgimtares së L’Oréal, Françoise Bettencourt Meyers, e cila u bë gruaja e parë që grumbulloi një pasuri prej 100 miliardë dollarësh, duke u vendosur si personi i dymbëdhjetë më i pasur në botë.
Duke parë përpara në vitin 2024, disa miliarderë ndjehen të frikësuar. Midis tyre është edhe “pensionisti” Rupert Murdoch. Viti i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë për trashëgimtarët e tij me Donald Trump që kandidon për Shtëpinë e Bardhë, dhe i cili tashmë i ka kushtuar manjatit miliona dollarë për shkak të teorisë së zgjedhjeve të manipuluara të 2020-ës. Për Trump, largimi nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2020 përkoi me një rritje të pasurisë së tij. Që atëherë ai është 500 milionë dollarë më i pasur dhe me vlerë 3.1 miliardë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Por paditë që rëndojnë mbi ish-presidentin, shumë prej të cilave mund të zgjidhen në vitin 2024, janë një kërcënim që nuk duhet nënvlerësuar.