SPAK do të marrë në pyetje më 23 janar, Sali Berishën dhe me 25 janar, Jamarbër Malltezin. Ndërsa në 24 janar është caktuar seanca në Apelin e Posaçëm.
Më herët, avokatët e ish-kryeministrit kanë kërkuar shtyrje të seancës, pasi pretendojnë se kanë një agjendë të përcaktuar të enjten duke kërkuar një orë dhe datë tjetër për të shoqëruar Berishën.
“Ditën e sotme në oren 09:30 ishte parashikuar që SPAK të merrte në pyetje Jamarbër Malltezin. Por avokatët e tij mbrojtës kanë kërkuar shtyrje të kësaj seance. Është caktuar që javën e ardshme të zhvillohet seanca e marrjes në pyetje. E njëjta kërkesë është depozituar në SPAK nga ana e avokatëve të Sali Berishës. SPAK ka pranuar kërkesën e avokatëve të ish kryeministrit Berisha. Apeli ka njoftuar se ka regjistruar ankimimin e Berishës për heqjen e masës së arrestit shtëpiak. Do të jetë gjyqtarja Ilirjana Olldashi që do ta shqyrtojë kërkesë”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.
Ish-kryeministri mbahet i izoluar në banesë prej datës 30 dhjetor, pasi gjykata caktoi masën e arrestit ne shtëpi me kërkesë të prokurorisë se posdacme.
Prokuroria e Posaçme do të marrë në pyetje të mërkurën Jamarbër Malltezin, i cili po ashtu ndodhet në arrest shtëpie. Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha u arrestua nga SPAK për korrupsion e pastrim parash, për te njëjten çështje atë të privatizimit të ish kompleksit “Partizani”.