Komisioni i Etikës do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e PS-së pas incidentit që ndodhi 2 ditë më parë në Komisionin Parlamentar të Medias me kryetare demokraten Flutura Açka, e cila u sulmua verbalisht nga dy kolegët e saj demokratë Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.
PS ka kërkuar përjashtimin nga seancat plenare të Bardhit dhe Nokës pas incidentit që shkaktuan.
Në mbledhjen e dy ditëve më parë të Komisionit të Medias, Bardhi dhe Noka i mbyllën mikrofonin me forcë koleges së tyre Flutura Açka për të mos lejuar vazhdimin e mbledhjes së këtij komisioni, si pjesë e aksionit të tyre opozitar për bllokimin e punës së Kuvendit.