Vijon të jetë i bllokuar qarkullimi i automjeteve te “Pallati me Shigjeta” nga protestuesit e opozitës.
Drejtuesit e automjeteve janë shprehur se kanë më shumë se një orë në trafik dhe duan lirimin e rrugës për t’u larguar për në shtëpi.
Protestuesit janë shpërndarë edhe te rrethrrotullimi i Zogut të Zi, te Bashkia e Tiranës, Rruga e Elbasanit dhe Sheshi Wilson. E njëjti “skenar” u ndoq edhe në protestën e fundit më 26 tetor e cila zgjati 3 orë.