Vodhën 10 mijë euro në vendin e punës, arrestohen 2 persona të Tiranë

EKONOMI


Dy punonjës në Tiranë, kanë vjedhur në periudha të ndryshme rreth 10 mijë euro në subjektin ku ishin punësuar në lagjen ‘Ali Demi’ në Tiranë.

Në pranga kanë rënë G. K., 34 vjeç, dhe T. C., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga kontrollet e ushtruara në aparatet e tyre celular ka rezultuar se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e paligjshme të organizimit të lotarive të palejuara (basteve sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar