“ABC News” ka zbuluar se PD ka sjellë në Kuvend një amendament sipas të cilit kërkon të amnistohet deputeti Ervin Salinji.
Ky dokument u dorëzua sot nga Ferdinand Xhaferi, i cili kërkon që çdo person që është dënuar me 2 vjet burg nga shkalla e parë dhe nuk është dhënë ende një vendim nga apeli, të falet.
Ky është rasti tipik i deputetit Salinji, i cili u dënua në vitin 2019 për kallëzim të rremë më 1 vit burg, por ende nuk ka marrë një dënim të formës së prerë nga apeli.
Nëse qeveria do ta pranonte këtë amendament, në këmbim të votave për lirimin e 600 të burgosurve të tjerë, Salianji do të shpëtonte kështu veten nga djegia e mandatit dhe do të kishte të drejtë të rikandidonte në vitin 2025.