Shpërthen bombola e gazit, dëmtohen nënë e bir në Fushë Krujë

AKTUALITET


Një bombol gazi ka shpërthyer për shkak të një defekti dhe si pasojë ka rënë zjarr në një banesë në Fushë Krujë.

Mësohet se janë dëmtuar nënë e bir, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

“Më datë 24.01.2024, në lagjen “Punëtori”, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombolën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, gupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al



Skip to toolbar