Gjykata e Elbasanit ka dhënë këtë të mërkurë masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit anti drogë “Tempulli 2” që u shtri në të gjithë vendin. Për 18 persona është dhënë masa “arrest me burg” ndërsa një tjetër, Agim Lleshanaku, është lënë në “arrest shtëpie”.
Kujtojmë se gjatë këtij operacioni që u shtri në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër dhe qytete të tjera, u arrestuan mbi 270 persona. Në fokus të këtij megaoperacioni ishte goditja e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe mbrojtja e nxënësve.
Gjithashtu nga ky aksion u goditën anëtarë të organizatave kriminale të trakimit të drogës. Megaoperacioni “Tempulli 2” është ende në vijim.