Akuzohet për blerje votash/ Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, “Apeli” lë në “arrest në burg” Fredi Belerin

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë të pandryshuar masën e “arrestit në burg”, për Alfred Belerin.

Beleri ndodhet në paraburgim që prej 12 majit të vitit 2023 për shitblerje të votave vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, sot më 26.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 32 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit Dh. A. B., me objekt:

“Ankim ndaj vendimit nr. 522, datë 28.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me: Revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e caktuar me vendimin nr. 205, datë 13.05.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, vazhduar me vendimin nr. 46 datë 22.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 522, datë 28.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”, thuhet në njoftimin zyrtar. I zgjedhur në zgjedhjet vendore të 14 majit si kryetar i Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Beleri, u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.



Skip to toolbar