Ilir Meta sulmon Arben Krajën/ E quan “zar”, por Kraja po e heton në SPAK

AKTUALITET


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar prokurorin e SPAK, Arben Kraja. Ky i fundit ka në hetim dosjen për CEZ-DIA, ndërsa Ilir Meta e quan atë zar të ish-prokurit të përgjjithshëm, Arben Rakipit.

“Kam gjithë jetën në hetim, prokuror që janë prodhimi i saj kanë ndërmarrë angazhime për t’u marr me Ilir Metën. Kam qenë ketu, do të jem gjithmonë këtu, përball jush dhe të jeni të sigurt që nuk ka asnjë forcë e cila mundet të zhbëjë Partinë e Lirisë, nuk ka asnjë zar të Arben Rakipit, për të legjitimuar kapjen e reformes në drejtësi, nga Rama”.

Por ku e ka zanafillën përmendja e ish-kryeprokuroit Arben Rakipi, nga Ilir Meta?

Siç e tha dhe vetë Meta në këtë konferencë, ai ka qenë në hetim edhe më parë, nga vetë Arben Rakipi, ish-kryrprokruor. Ky i fundit ka hetuar Metën për KESH-in. Si rezultat Meta në vitet 2002, atëherë kryeministër, lidhi marrëveshje me Sali Berishën në opozitë dhe shkarkuan Rakipin në Parlament./abcnews.al



Skip to toolbar