Gjykata Kushtetuese e Francës shpalli antikushtetues një pjesë të madhe të ligjit për emigracionin

BOTA


Gjykata Kushtetuese e Francës ka vendosur se pjesa më e madhe e ligjit të ri të emigracionit është jokushtetues, duke përfshirë kufizimin e aksesit të migrantëve në asistencë sociale dhe dhënien e shtetësisë për fëmijët e tyre të lindur në Francë.

Gjykata anuloi 35 nga 80 masat, shumica e të cilave ishin propozuar nga deputetë të opozitës së djathtë gjatë procesit të turbullt parlamentar. Masa të tilla si vështirësia e emigrantëve për të sjellë anëtarët e familjes në Francë ose dhënia e shtetësisë dhe mirëqenies për fëmijët e tyre të lindur në Francë u refuzuan për arsye procedurale.


Vendimi është një lehtësim për presidentin Emmanuel Macron, për të cilin Ligji i Emigracionit ishte një nga prioritetet e tij në mandatin e tij të dytë. Macron nuk ka shumicën në parlament, ndaj i duhej mbështetja e Asamblesë Kombëtare të së djathtës Marine Le Pen për të konfirmuar ligjin.

Macron dhe tre grupe të tjera parlamentare e paraqitën ligjin për shqyrtim kushtetues. Nga të gjitha masat e anuluara, 32 u hodhën për arsye procedurale, por gjykata nuk deklaroi nëse ato shkelin kushtetutën, ç’ka do të thotë se deputetët mund t’i propozojnë sërish./abcnews.al




Skip to toolbar