Komisioni i reformës zgjedhore/ Dëgjohen grupet e interesit nga shoqëria civile

Më të fundit


Nga zyra e partisë së tij, bashkëkryetari i opozitës për reformën zgjedhore, ftoi aktivistë të shoqërisë civile që të japin rekomandime për përmirësimin e ligjit elektoral.

Por sugjerimi i parë që ju erdhi, ishte ndryshimi i përbërjes së vetë komisionit, për të përfaqësuar të gjitha grupimet politike.

Në mbledhje morën pjesë vetëm anëtarët e PS-së dhe ata të Bashës dhe mungoi pjesa tjetër e opozitës, e cila kishte bllokuar më herët mbledhjet fizike.

Cështjet më të ngutshme kanë të bëjnë me zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ekspertët e shoqërisë civile e vendosën theksin në mënyrë të posacme tek mos përdorimi i mjeteve shtetërore për fushatë elektorale.

Komisioni i reformës do të duhet të vijojë në të ardhmen me dëgjesat e partive politike, sipas kalendarit të dakordësuar.



Skip to toolbar