Çupi: Të ka ardh armiku n’derë, o Sali

Më të fundit


Nga Frrok Çupi

Nuk ka si e gjen burri veten ma në hall se me i kalue armiku nëpër oborr! A me u korit e me e lan me kalue, a me dek e me u korit përjetë me far e me fis!

Në odat e malësive të Shqipërisë, nga është edhe vete Saliu, edhe unë, këto fjalë nuk ishin shkruar por ishin ngulë  nëpër mure.

Rrallë kishte ndodh atëherë. Por sot i ndodhi Saliut, i ndodhi që armiku i erdhi në derë. Sot erdhi Antony Blinken, njeriu që Saliu mund t’ia deformonte emrin edhe si ‘Andon’ ose edhe si ‘Ndue’. Siç ia kishte kthyer emrin ‘Kimete’ ambasadores amerikane Yuri Kim. Atë e kishte quajt edhe ‘lavire’. “Ndue’ Blinken ose edhe ‘Ndue Blini’ sipas mënyrës së Saliut, i vjen në derë Saliut me ‘laviren’ përdore

Nuk ka ma keq e ma zi në këtë jetë se kjo që po ndodh këtij malësori tribal

Çfarë do të bësh o Sali, a do të koritesh e të mbyllesh në shtëpi e ata le të kalojnë serbes nëpër turinj, apo do të koritesh përjetë me fis e me farë dhe të dalësh të qesësh pushkë?

Në qoftë se qet pushkë, o Sali, mos përdor ata 4 snajper me sileciator që perdore për kokën e Edi Ramës, por përdor armë që ia bëjnë ‘bam’ e u del tymi në të katër anët. Se punë për tym e ke, tjetër gjë s’të mban menderja. Atëherë kur të kaluan në oborr qytetarët peotestues ti vrave katër prej tyre, por ishte atëherë… Ose përdor topat me të cilët pate mesy ambasadën e Shteteve të Bashkuara në shtator 1998

Çou bre burrë e bane njanën o tjetrën. Sot armiku yt ‘Ndue Blini’ Blinken te vjen për skaj kullës.

Antony Blinken e firmosi vendimin se ti Sali je i korruptuar i tmerrshëm, se je një minë për jetën e shtetit e të demokracisë, se ke pasuruar familjen tënde me djersën e popullit  Ta vuri futën e zezë mu në derë të kullës e ti rri si guak e pret në mjerim. E ti çfarë i bëre sekretarit te shtetit Amerikan? Deklarove se e munde. E munde ne France, në një gjykatë franceze munde liderin amerikan (!). Hane Shan e Hane Bagdat! Gjykatësi francez tha se nuk ta kishte dëgjuar emrin kurrë, por ti u betove se do ta mundësh zotin Blinken. Disa budallenj që edhet tani të rrinë poshtë ballkonit, të besuan.

E munde Zotin ‘Ndue’, njësoj si njeriu i ri i dashuruar maleve. “E munda Ndue Lekë Dukagjinin/ e munda dhe si shkëmbi kur bie ne përrua/ O mbaje gruan kështu si them unë/ O lëre gruan se nuk je për grua”. (Agolli)

E meqë ra fjala për gruan, që ti Sali e neverit. “E çë se na tregohesh trim me një burrë të madh shteti si zoti Antony ‘Ndue’ Blinken! Ai sot erdhi përktej oborrit tënd, erdhi për t’i dhënë ndere e besim vendit të shqiponjave që të kishte lindur edhe ty si një burrë qe e mban familjen me vjedhje e vrasje. Zoti Blinken i dha forcë popullit ku linde ti dhe e garantoi se nuk do të lejohen më kësoj çibanësh në këtë vend të dashur për fuqitë përparimtare të botës

Mirë se me Blinken nuk merresh dot, por me gratë e ke më kollaj. Me Yurin je marrë siç merret një njeri i ulët që nuk i shkel njeri në oborr. Me prokuroren Ina Rama. U more me atë si një zorraxhi qe e kishte zyren aksidentalisht në kryeministri. Me gjykatësen e GJKKO, Irena Gjoka,  u zvarrite duke i kërkuar fillimisht favore e mandej duke e sharë. Edhe gratë që ke brenda oborrit i prozvalde. Si ore e detyrove vajzën tënde t’i thotë policisë se nuk e di ku e ka shtëpinë Saliu?!

Si e detyrove Lirinë e ‘barrikadave te korrupsionit’ që të thoshte para policisë se ‘ nuk ka burra kjo shtëpi’?! Në malet tona kjo formulë grarore lëshohet kur burri nuk është burrë që të zgjidhë punën e ‘oborrit’ të shtëpisë.

Eh more Sali, a bash me u korit e ke ndarë mendjen!?



Skip to toolbar