AGJENDA/ Blinken sot në Tiranë, pritet të takohet me Ramën e Begajn

AKTUALITET


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë të enjten një vizitë në Tiranë. Diplomati amerikan pritet të mbërrijë në orën 11:00 dhe do të qëndrojë deri në 20:00. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj si dhe do të mbajë një takim me të rinjtë te Piramida.

ABC News raportoi më herët se diplomati amerikan do të nënshkruajë edhe disa marrëveshje në Tiranë. Bëhet fjalë për një memorandum mes Shqipërisë dhe SHBA kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, që ka të bëjë me bashkëpunimin në mbrojtjen nga sulmet kibernetike.


Marrëveshja tjetër ka të bëjë në fushën e edukimit, lidhur me programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Blinken do të ketë pjesë të delegacionit edhe ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila tashmë ka një detyrë më të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

AGJENDA E PLOTË E PUBLIKUAR NGA DASH:

Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:05 Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

3:35 Blinken mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 5:55 Sekretari merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri./abcnews.al




Skip to toolbar