Bllokuan seancën, përjashtohen me dhjetë ditë dy deputete të PD

AKTUALITET


Sekretariati i Etikes vendosi përjashtimin me 10 ditë të Albana Vokshit dhe Elda Hotit.

Deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit bllokuan foltoren, mbanin në duar pankarta në anglisht dhe kishin vendosur zhurmues.

Pavarësisht tensioneve, projektligji për lojërat e fatit u miratua me 72 vota pro dhe dy abstenime

Incidenti dje në Kuvend nisi kur Arbi Agalliu, pjesë e deputetëve mbështetës të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha kërkoi që të ishte i pranishëm në seancë kryeministri Rama për të zhvilluar interpelancën sipas rendit të ditës.

Por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi se Rama ia kishte deleguar ministres Spiropali përgjigjen për interpelancën, çka nuk u pranua nga Agalliu.

Teksa Agalliu po fliste nga vendi, Elda Hoti ka shkuar dhe i ka tërhequr kartën dhe mikrofonin deputetit të Bashës, duke bërë që zëri i tij të mos dëgjohet në sallë.



Skip to toolbar