Pas afro tre muajsh zvarritje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau të hënën mandatet edhe për tre qarqet e fundit, Elbasanin, Durrësin dhe Fierin, dukei dhënë fund farsës elektorale të Sali Berishës.
Zegjine Çaushi merr zyrtarisht mandatin e deputetes dhe në shtator do të jetë përballë Gaz Bardhit në Kuvend. Celibashi pranon kështu kërkesën e Maldrita Bardhos për doreheqjen nga mandati.
Në Durrës kandidatja Andia Ulliri kërkoi mandatin e ish prokurorit Arjan Ndoj, me argumentin se i takon asaj si gruaja më e votuar në listën e hapur, por Celibashi nuk e pranoi kërkesën. Komisioni qendror i zgjedhjeve shpërndan mandatet për tre qarqet e fundit, Elbasanin, Durresin dhe Fierin.
