Dhuna dhe vetëvrasjet, Rama vizitë në zyrat e “Tik Tok”: Diskutuam për rritjen e vigjilencës ndaj shantazheve online

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama në vizitën e tij në Mynih është takuar edhe me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë  Tik Tok, Theo Bertram.

Kryeministri thekson se në fokus të këtij takimi ishin ngjarjet e fundit dhe dhuna e përhapur gjerësisht në Shqipëri nga rrjetet sociale vecanërisht në “Tik Tok”.

“Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre.”, shprehet kryeministri Rama, pas takimit të zhvilluar në zyrat e Tik Tok me drejtorin e përgjithshëm të kompanisë.

REAGIMI:

Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre.



Skip to toolbar