Po tërhiqte skafin, merr flakë makina në Vlorë

AKTUALITET


Një automjet është përfshirë nga flakët në fshatin Kuç, në Vlorë. Makina ka marrë zjarr teksa ishte duke tërhequr një skaf lundrues.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Skafi ka marrë dëmtime të lehta. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.



Skip to toolbar