Tabaku: Opozita, propozimet bashkë/ Deputetja demokrate tregon nëse do jetë nesër në protestë

Më të fundit


Një ditë para protestës së federatës së re opozitare, deputetja demokrate Jorida Tabaku, e papozicionuar me asnjë prej grupeve të PD-së, as me Lulzim Bashën, thote se do të ndjekë një rrugë tjeter në opozitë.

“Unë jam për ndjekjen e institucioneve, jam për ta bërë luftën dhe betejën parlamentare në instiucione, PD duhet patjetër që t’i bëj këto propozime”

E ka fjalën ndër të tjera për amnistinë penale, që pritet të miratohen të enjten, për të cilën ka bërë propozime PD por edhe deputetë të tjerë të opozitës.

“Mendimi im personal eshte qe pd duhet te bej propozime konkrete per amnistin. Te gjithe propozimet pak rendesi ka kush cfare ben ne pd, te gjitha propozimet duhet vene ne nje vend dhe te jene propozime të opozitës”

A do të jepte një votë pro amnistisë Tabaku?

“Referuar te shkuares besoj se do te ishte nje vote mbeshtetje nese do te ishim në gjendje normale, ne per sa i perket amnistinse”

Edhe këtë hënë, Tabaku nuk shkoi në Komisionin e Integirmit që ajo drejton. Por përmes kësaj daljeje, ajo vijoi kundështiminë dhe kritikën për ndryshimet e bëra nga deputetët e PS, në ligjin e “Zonave të Mbrojtura”, qw sipas opozites u hapin rruge ndertimeve brenda tyre.

“Shqipëria që ne duam t’i lëmë fëmijëve tanë është vendi i betonit të rezorteve në mesin e luginës së Valbonës? Thethit? Lepushës? Shqipëria që ne dëshumrojmë t’i lëmë fëmijëve tanë është ajo e betonit strategjik përgjatë lumit të Vjosës? Kanioneve të Nivicës?



Skip to toolbar