Gruaja e Aleks Nikës, protestuesit të vrarë më 21 janar 2011, Rajomonda Nika, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e kaloi dosjen e 21 janarit për hetim në SPAK, tha se e drejta më në fund fitoi.
Në një deklaratë për mediat, ajo nënvizoi se kanë kallëzuar gjithë zinxhirin komandues duke nisur nga Sali Berisha dhe deri te më i vogli, ndërsa u shpreh besimplotë për punën e institucioneve të reja të drejtësisë.
“Realisht e prisnim e drejta fiton gjithmonë. Mundi dhe gjithçka kemi përjetuar u shpërblye më në fund. Kemi kallëzuar gjithë Zinxhirin që është nga Sali Berisha dhe deri të më i vogli.
Besoj dhe dua ta besoj se SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit. Audion me urdhrin për të qëlluar do e dorëzoj në SPAK. Besoj do të vazhdojë”, tha Raimonda Nika.