Shefi i spiunazhit rus: Franca po përgatit 2,000 ushtarë për t’i dërguar në Ukrainë

BOTA


Drejtori i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës Ruse, Sergey Naryshkin, ka thënë se Rusia ka informacione se Franca tashmë po përgatit një kontigjent ushtarak për ta dërguar në Ukrainë.

Ai tha se Franca parashikon të dërgojë fillimisht rreth 2000 persona.

Sipas Naryshkin, një njësi kaq e madhe ushtarake nuk do të mund të transferohet në mënyrë diskrete, kështu që do të bëhet “një objektiv për ushtrinë ruse”.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme, gazeta franceze Le Monde botoi një shkrim të gjeneralit Pierre Schille, shefi i shtabit të ushtrisë franceze, në të cilën ai shkruan se Franca nuk është imune ndaj tensioneve që po shfaqen në mbarë botën dhe se vendi po përgatitet “për betejat më të vështira”.



Skip to toolbar