Banka e Shqipërisë la të pandryshuar normën bazë të interesit edhe pse inflacioni zbriti në 2.6% gjatë muajit shkurt nën objektivin e vendosur prej 3% .Guvernatori Gent Sejko sqaroi se është ende herët për të marrë një vendim për lehtësimin e politikës monetare.
Sipas kreut të Bankës Qendrore, presionet inflacioniste mbeten ende të larta ndërsa norma bazë e interesit mbetet në nivelin më të ulët në BE.
Projeksionet e Bankës së Shqipërisë mbeten optimiste për rritjen ekonomike gjatë këtij viti.
Pavarësisht se norma e interesit mbetet me e larta e dekadave të fundit kredia për sektorin privat u zgjerua me 10.6% në muajin janar, duke vijuar trendin pozitiv të muajve të fundit./abcnews.al