“Mos thuaj që autobusi…”, zbardhen përgjimet mes pronarit dhe shoferit që tentuan të trafikonin kokainë drejt Italisë

AKTUALITET


Në kuadër të hetimit janë zbardhur përgjimet mes pronarit të firmës së autobusëve “Durrës-Milano”, Mikel Pici 32 vjeç, pronari i firmës së linjës së autobusëve “Durrës-Milano” dhe Piro Rushi, 57 vjeç, drejtuesi i autobusit me destinacion Italinë në të cilin u gjetën mbi 13 kilogramë kokainë, ndërkohë që Prokuroria e Durrësit i ka dërguar për gjykim.

Vihet re që pronari i autobusëve i thotë shoferit, të mos tregojë që autobusi ka qenë në Fier, në mënyrë që të mos lërë gjurmë.

Një pjesë nga përgjimet:

Mikeli: Pse çfarë ke mos e vrit mendjen për këtë punë, rri i qetë nuk ke punë ti me rregull të dali njeri se i kam unë rri i qetë.

Piro: Mos fol, po autobusi ka qenë në Fier mos thuaj që ka qenë në Fier autobusi.

Mikeli: jo, jo.

Piro: Nuk ke qenë në Fier thuaj

Mikeli: jo jo nuk ke punë ti në rregull.

Kujtojmë që pronari Mikel Pici dhe shoferi i autobusit Piro Rushi u arrestuan në portin e Durrësit me 30 Prill të vitit të shkuar. Ata akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë.

Mikel Pici, pronar i firmës “Keli Trave” ka deklaruar se nuk kishte dijeni për lëndën narkotike të gjetur në autobus./abcnews.al



Skip to toolbar