U hodh në lumin e ngrirë për ta shpëtuar, gjendet tre muaj më vonë trupi i 45-vjeçares me qenin në krahë

BOTA


Trupi i një gruaje që u përpoq të shpëtonte qenin e saj nga një lumë i ngrirë u gjet javën e kaluar në Anchorage, Alaska.

Amanda Richmond Rogers, 45 vjeç, nënë e katër fëmijëve, po ecte përgjatë lumit North Fork Eagle me burrin e saj, Brian, më 23 dhjetor 2023, për përvjetorin e martesës së tyre.

Një nga dy qentë e tyre ra përmes akullit në lumë dhe ajo u hodh për ta shpëtuar atë. Burri i saj e pa duke notuar pas qenit nën akull për pak kohë dhe më pas ajo u zhduk në ujin e akullt.

Trupi i Amandës nuk u gjet deri më 24 mars. Motra e saj Jennifer Richmond tha se Amanda u gjet me qenin në krahë.

“Ajo në të vërtetë vdiq si një hero,” tha motra.

Një kalimtar gjeti trupin e Amandës pranë shtegut North Fork, njoftoi zëdhënësja e Departamentit të Policisë Anchorage, Renee Oistad. Ndërsa, Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Alaskës konfirmoi identitetin./abcnews.al



Skip to toolbar