Vrasja e Elbasanit/ Minxhozi: Ende nuk është dënuar ushtria private e PD-së. Zheji: Dikush do t’i bëjë favor Bardhit që…

Më të fundit


Ngjarja e ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe thirrja për të dëshmuar Gazment Bardhi shkaktoi debat në studion e emisionit “Real Story”.

Pjesë nga diskutimi:

Zheji: Ngjarje e rëndë po kjo struktura kapi gjëra domethënëse, kapi dokumente false që policia nuk i pa. Megjithatë, mendoj se këtu nëse i bëhet kjo hapje e këtij kazuzi, mendoj se Gazi del mirë sepse nuk është nga ata tipa që merr armë dhe komandon të shtëna. Mendoj se dikush do t’i bëjë favor Gazit që të dalë si një viktimë pa faj. Vëmendja mediatike është gjithçka. Gazi po luan për t’u bërë lideri absolut i PD, kjo është ëndrra, bindja dhe ambicia e tij. Ai do të fshijë të gjithë konkurrentët në PD, ka marrë fluks të mbarë nga doktori dhe nëse ky kazuz i cili viktimizon Gazin sikur ai shkaktoi i vrasjes së dhimbshme, dhe del i pafajshëm, ai del fitimar dhe rikthehet me një atributet e një demokati luftarak që nuk u tremb nga bandat e Elbasanit. S’e di kush po ia bën këtë dhuratë Gazit se nuk është tipi që urdhëron vrasje apo lëviz gishtin.

Minxhozi: Askush nuk e akuzon Bardhin se ka vratë atë ditë. Ai është thirrur për shkak të detyrës. Thashë që nuk ka elemente që të lidhin politikanin me krimin. Ishte shefi politik i qarkut të Elbasanit. Të tjerat i sqaron një hetim që siç e thashë nuk është bërë me themel për atë ngjarje kaq të rëndë. Problemi nuk ishte ngjarja vetë por nisma politike e partisë për të krijuar milici private dhe kjo do të çonte në kurs përplasjeje ashtu siç çoi me struktura të policisë së shtetit.

Zheji: Unë them gjë tjetër, nëse dikush do dhe të prodhojnë një hero që sfidoi Elbasanin, atëherë ja ta provojmë…

Minxhozi: Nuk e krijoi PD e Elbasanit milicinë private. Partia qendrore.

Zheji: Shko te Luli, jo te Gazi.

Minxhozi: Te Gazi sepse aty krisi pushka…

Zheji: Sepse Gazi ka qenë aty ku ndodhi episodi.

Minxhozi: Sepse aty u bë relevante.

Zheji: Nëse ka ka pasur një organizatë për ngritjen e votës, e ka ngritur Lulzim Basha dhe jo Bardhi.

Minxhozi: U evidentua Elbasani me Bardhin brenda sepse aty ndodhi një vrasje edhe për shkak të kësaj strukture. Por nuk tha askush se atë e mori Bardhi për të vrarë dikë dhe tani del i pastër. Unë po dënoj vetë strukturën dhe dënimi i kësaj strukture në rrugë ligjore, ende sot që flasim, i ushtrisë private që krijoi PD nuk është bërë.



Skip to toolbar