Gazetarja akuzon Trump për përdhunim

AKTUALITET


Gazetarja amerikane Elizabeth Jean Carroll ka akuzuar së fundi Presidentin amerikan Donald Trump se e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas e ka përdhunuar në dhomën e zhveshjes së një dyqani të njohur në Nju Jork, që ndodhet vetëm pak hapa larg nga Kulla Trump. Ngjarja sipas Carroll ka ndodhur 23 vjet më parë.

Por Presidenti i SHBA Donald Trump i ka hedhur poshtë akuzat  duke thënë se është thjeshtë një “fiction”, pra një fantazi nga ana e gazetares.

Presidenti amerikan thotë se kurrë nuk e ka takuar E. Jean Carroll, ndërsa thotë se deklaratat e saj bëhen për të rritur vëmendjen në mënyrë që të shesë librin e saj.

Carroll nga ana e saj thotë se nuk e raportoi përdhunimin në atë kohë, pasi u këshillua nga një mik i cili i tha seajo nuk kishte shanse për të fituar në gjykatë.

Historia e saj u botua të premten në revistën New York.

Më shumë se një duzinë femrash kanë bërë në të kaluarëm akuza për ngacmime seksuale ndaj presidentit Trump. Akuza të cilat ai i ka mohuar.

Në një artikull të publikuar së fundi gazetarja Carroll përshkruan takimin e Z. Trump në fund të vitit 1995 ose në fillim të vitit 1996, në Bergdorf Goodman. Ajo thotë se e njohu atë si “manjatin e pasurive të patundshme” dhe se i tha asaj se po blinte një dhuratë për “një vajzë”.

Ajo thotë se të dy shkuan përreth dyqanit, duke inkurajuar njëri-tjetrin për të provuar disa të brendshme.

Ajo pretendon se ata pastaj shkuan në një dhomë të provës së veshjes, ku më pas ndodhi sipas saj përdhunimi.

Carroll thotë se i tha dy miqve rreth incidentit të dyshuar, njëri prej të cilëve e këshilloi atë të shkonte në polici.

Por  tjetra e këshilloi atë që të mos i thoshte dikujt pasi “ai ka 200 juristë dhe do të varrosë”.



Skip to toolbar