Merr fund rrëmbimi: Një javë pa adresë, gjyshja dorëzon 3-vjeçarin në policinë e Durrësit

AKTUALITET


Tre vjeçari, i cili i denoncua nga nëna e tij se ishte rrëmbyer nga gjyshërit, është dorëzuar prej tyre këtë të shtunë në Policinë e Durrësit.

Burime nga Policia e Durrësit thonë se ajo fillimisht ka qëndruar në Kukës, por pas kontrolleve të shumta të policisë është zhvendosur në Tiranë të disa të afërm të saj.

Fëmija 3-vjeçar është bashkuar me nënën e tij pas një jave. Ai mbahej nga gjyshja, Barie Gjuni, e cila ishte shpallur në kërkim nga Policia për fshehjen e fëmijës.

Për këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti i saj Rexhep Gjuni dhe vëllain i saj, ndërsa të premten gjykata për të dy caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.



Skip to toolbar