Video, Smajlaj vendos rekord të ri në kërcim së gjati

Më të fundit


Atleti Izmir Smajlaj ka vendosur sërish rekord kombëtar. Gjatë kampionatit kombëtar që po zhvillohet në Shkodër ai ka shënuar rezultatin 8.11 metra në kërcim së gjati. Me këtë paraqitje, Izmir Smajlaj ka thyer rekordin e tij personal në kërcimin së gjati. Kjo garë është mbajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Atleti me anë të një postimi falënderoi të gjithë për këtë sukses të tijin. “Sot, falë pasionit e stërvitjeve të gjata, arrita sërish të thyej rekordin tim personal dhe outdoor shqiptar me rezultat legjendar 8.11 metër në disiplinën “Kërcim së gjati”. Dua t’ju falënderoj të gjithëve, familjen time, trajnerin Gjergj Ruli, miqtë e mi, tifozët e zjarrtë, Bashkinë Tiranë dhe Klubin Sportiv “Tirana”. Mbështetja dhe emocioni që përjetova në stadiumin e vendlindjes sime në Shkodër, më ndihmuan të fluturoj mbi pistë, duke nderuar sërish Shqipërinë”, shprehet Smajlaj.



Skip to toolbar