Rama: Të luftosh korrupsionin do të thotë të ndërtosh shtetin

Më të fundit


Gjermani-Kryeministri Edi Rama ishte pjese e aktivitetit “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor” në Charlemagne Prize on Europe, duke shtuar se Shqipëria është vendi më pro europian në Europë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se të luftosh korrupsionin, ka të bëjë me ndërtimin e shtetit.

“Korrupsioni është fjala kyçe që dëgjohet kur njerëzit flasin me gjuhë Europiane për Shqipërinë apo vendet e Ballkanit. Por duhet të them që të luftosh korrupsionin është të ndërtosh shtetin, të modernizosh institucionin. Unë mund të them që demokracia ka nevojë për kohë.  Pra beteja është me mjedisin ligjor, korrupsioni lind së bashku me lirinë dhe të drejtat e njeriut. Dhe për ta shmangur korrupsionin duhet të kesh një shtet, dhe të sigurojnë materializimin e çdo të drejtë që ke në vend, duke ndaluar gjithkënd tjetër që të marrë atë që nuk është e tyre”, tha Rama.



Skip to toolbar