“PD po braktiset”/ Çupi: Berisha s’pranon garë. Meremja kandidate më e mirë, nuk ka vrarë njeri!

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi ka komentuar në “News Line” në ABC News rezultatin e sondazhit të ABC News, për protestat e PD, ku 80 % e shqiptarëve rezulton se injorojnë protestat e PD.

Gjatë intervistës, Çupi tha se Partia Demokratike është në rënie dhe se po braktiset nga qytetarët. Më tej ai shtoi se Berisha ka funksionuar gjatë gjithë kohës në dëm të vendit, po që tashmë sipas tij populli e ka çuar në pikën ku s’e sheh askush.

“Njerëzit janë shumë të vëmendshëm dhe kanë perceptuar se cila nga forcat politike është në dobi të zhvillimit të vendit.  Nëse 2/3 e 900 mijë votojnë për PS janë 60 % më shumë nga PD që nuk votojnë për të, ka rënë besimi i tyre. Pra po të shohësh shifrat percepton një gjë shumë të qartë, që qytetarët nuk luhaten dhe qëndrimet nuk luhaten. E paqëndrueshme është vetëm pjesa që vjen nga opozita, luhaten ato parti që qytetari i mirëpriti, i pa dhe fiks brenda 1 viti këto parti janë zhdukur. Pavarësisht nga molotovët apo mercernarët situata në vend është e qëndrueshme për fizionominë mentale. Privilegji që i ka dhënë anëtarësia e PD Sali Berishës, është një gjë që nuk ekziston më, dhe ky është një rast i rrallë. Në të shkuarën nëse do t’i thoje se Berishës do t’i ndodhte kjo gjë do të ishte e papranueshme. Duhet të ja lë forcës së popullit që ka mundur ta ulë dhe e ka sjellë në pikën ku askush nuk e sheh më me sy. Ka krijuar ndotje të madhe politike e fizike”, tha ai.

Një koment analisti Çupi e ka bërë edhe për garën për kryetar në PD duke thënë se PD sot është më keq se në Korenë e Veriut, duke akuzuar Berishën se po vret shpresat e demokratëve.

“Edhe vetë kandidatët nuk thanë se do bëhemi kryetarë, por do të kandidojmë. Por kryetari i PD shkel një të drejtë që në mënyrë urgjente duhet të përgjigjet para ligjit. Pra njerëzit duhet të provojnë një gjë tjetër, Meremja është më mirë se Berisha, padyshim. Nuk është kapur në korrupsion, nuk është vrasëse e pranuar edhe për aleatët. Momenti kritik është ky që shihet, BE sapo zgjohet Berisha ngre veshët dhe bën dhunë. BE ruan stabilitetin e  vet duke ruajtur stabilitetin e Shqipërisë. Por këta rrinë atje me mercenarë, bëjnë zhurmën, presin të vrasin dikë që stabiliteti në vend të rrënohet”, tha Çupi.



Skip to toolbar