Brazil/ 136 të vdekur nga përmbytjet

BOTA


Numri i të vdekurve nga shirat e dendur në shtetin e Rio Grande do Sul u rrit në 136, njoftoi këtë të shtunë agjencia lokale e mbrojtjes civile, krahasuar me 126 të vdekur të premten, ndërsa 125 janë të zhdukur.

Stuhi të forta goditën shtetin më jugor të Brazilit, duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Rio Grande do Sul ka një popullsi prej 10.9 milionë banorësh, ndërsa 340,000 banorë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas të njëjtës agjenci./abcnews.al



Skip to toolbar