“Ligji i luftës” në zemër të Greqisë/ Idrizi: Rama ktheu dinjitetin e shqiptarëve në vend

Më të fundit


Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se mesazhet që përçoj Kryeministri Rama në takimin e së dielës në Athinë ishin vendosje e dinjitet tonë si shtet në vend, në raport me Greqinë dhe të vërtetat e thëna në sy me shumë kurajo.

Ai tha se takimi i Ramës krijoi ‘zhurmë’ në shtetin grek dhe se tanimë Shqipëria ka një peshë të rëndësishme në rajon. Ai tha se për herë të parë politika shqiptare, artikuloj ligjin e luftes.

Idrizi tha se aktorë dhe faktorë të politikës, të cilitdo krahu qofshin ata, duhet të jenë bashkë për interesat kombëtare, dhe jo të jenë xheloz e të vëgjël, kur bëhet fjalë për diplomacinë e vendin tonë në raport me shtetet e tjera.

Idrizi tha se votën e diasporës, ja kemi borxh emigrantëve shqiptar, ndaj megjithëseskeptik për realizimin e saj brenda afateve, fton palët që të punojnë së bashku për realizimin e saj.



Skip to toolbar