“Robo, hajde këtu!” Këto janë fjalët e sulmuesit ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico para se ta qëllonte disa herë me armë zjarri mesditën e së mërkurës.
Kështu raporton gazeta sllovake Pravda. Autori, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është ndaluar nga forcat e sigurisë dhe i është dorëzuar policisë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur pasi kryeministri sllovak ka dalë mes njerëzve dhe ka shtrënguar duart me ta.
Zyra e shtypit të qeverisë sllovake njoftoi më herët në një postim në rrjete sociale se Fico ndodhej në gjendje kritike për jetën dhe se do të transportohej me helikopter në qytetin më të afërt Banska Bystrica./abcnews.al