Kalonin drejt BE persona që kishin “ekspulse”, Prokuroria zbardh skemën në aeroportin e Rinasit: Merrnin deri në 500 €…

AKTUALITET


Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën e kalimit drejt Bashkimit Europian të personave që e kishin të ndaluar që të udhëtonin në këto shtete.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria njofton se ka kërkuar masa sigurie për 9 punonjës të aeroportit për veprën penale për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të hetimeve në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore u provua se të nëntë personat në bashkëpunim e njëri-tjetrin mundësonin kalimin e shtetasve që ju ndalohej kalimi në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.

ZBARDHJA E SKEMËS:

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera është bërë e mundur fillimisht arrestimi shtetasit E. S., për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Prokuroria pas sekuestrimit të telefonave të tij, arriti të zbulonte skemën.

Nga konteksi i bisedave të zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sistemin TIMS, rezulton se kontaktonte me ndihmës specialistin/kontrollorin në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas me iniciale B.T. Ndërkohë, i arrestuari me iniciale E. S. ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”.

Me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, i arrestuari me iniciale E..S mbante kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë me iniciale B. T.., të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.

Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbëim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.

Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë B.T. jepte udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryejë pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të BE-së.

Në lidhje me rastet të cilat kishin problematika të tjera, në varësi të tyre përcaktoheshin vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat varionin nga 50 Euro (për persona të cilët nuk kanë asnjë problematikë, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 Eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë INAD apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.

Kjo veprimtari e mirëmenduar dhe e strukturuar, ku personat të cilëve sipas ligjit dhe akteve nënligjore nuk iu lejohej dalja nga territori i Republikës së Shqipërisë është dokumentuar e plotë nga ana e Prokurorisë.

MASAT E SIGURISË PËR PUNONJËSIT E AEROPORTIT:

– B.T., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 259 dhe 248 të K.Penal; Masa e sigurisë “arrest në burg” neni 238 i K.Pr.Penale

– E.S., për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal. Masa e sigurisë “arrest në burg” neni 238 i K.Pr.Penale;

– S.X., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale

E.M, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale

-A.D. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale.

-Y.P., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.

– R.Sh., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.

– E.A., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.

-A.H., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.



Skip to toolbar