“Është një shok për Budapest, më nis 500 euro”, si kaluan efektivët 200 persona drejt BE në shkelje të ligjit

AKTUALITET


Zbadhen detaje nga dosja e korrupsionit në Rinas, ku 8 efektivët në bashkëpunim me ish-kryen e Shoqatës së Transportit Ndërqytetës kanë arritur që të kalojnë përmes ryshfetit rreth 200 persona me probleme të cilët udhëtonin drejt vendeve të BE. Nga 500 euro deri në 500 varionte ryshfeti.

Eneo: Është një shok për Budapest sot (I dërgon foto të pasaportës)

Brikeni: Ok ma nis ta shof. Ok te 4 thuaj

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (11.04.2023 ora 13:12 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB (Briken Tereziu), në tejkalim të ditëve të qëndrimit.
Në bisedat mes Sulejmanajt dhe efektivit Briken Tereziu flitet edhe ryshfetin 500 euro. 

Eneo:  Me thuaj ti vlla. Sot ten is 500 me ate neser tbej 1 vet

Briken: Se kuptova

Eneo: Sot nis 500 me ate se qa ka me vete. Nqs tak neser tbej 1 vlla

Briken: Ok tak neser mos e vrit mendjen

Eneo:  Ok se doja me fol i mhb. Po do tin is tani me ate 5 vlla

Briken: Ok

Eneo: Po i them te vij aty

Briken: Ok

Eneo:  Po vjen 5 min eshte aty ka 600

Në orën 10:16 PM dhe në orën 10:21 PM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Neser tbej nje 500 vlla

Briken: Ok vlla ngjohemi neser



Skip to toolbar