Jep dorëheqjen kreu i Tatimeve Ceno Klosi, pritet të emërohet zv/ministër

AKTUALITET


Drejtori i Përgjithshëm I tatimeve Ceno Klosi jep dorëheqjen.

Mësohet se dorëheqja është dorëzuar gjatë paradites së sotme. Kreu ii tatimeve ka konfirmuar për ABC Neës se ka dhënë dorëheqjen nga ky post për të marrë emërimin si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve.

Më herët Klosi ka mbajtur postim e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.



Skip to toolbar