“Antikorrupsioni” dhe “Dezinformimi”/ Votohen dy Komisionet me 73 pro

AKTUALITET


Këtë të enjte u zhvillua seanca e radhës në Kuvend, ku u votuan Komisionet e Posaçme për “Antikorrupsionin” me 73 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim dhe “Dezinformimin” me 73 vota pro dhe 7 kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërkohë seanca e kësaj të enjte, u shoqërua me tensione dhe debate të forta. Ku pas debateve, pati edhe një ndërprerje të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, pasi deputetë të Rithemelimit, u mblodhën para foltores, duke bërë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla të ndërpresë seancën.

Grupi i Rithemelimit riktheu zhurmën edhe për një kërkesë të tyre, për mocion me debat. Kartonët e kuq të maxhorancës e rrëzuan mocionin, që u iniciua pas dokumentarit të RAI3.

Ndërkohë Flamur Noka u ndëshkua sërish. Paralelisht me seancën plenare, opozita protestoi duke djegur goma në hyrje të sallës së Parlamentit./abcnews.al/



Skip to toolbar