Kryeministri Edi Rama pati një pritje mjaft të ngrohtë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ambientet e Presidencës në Prishtinë.
Kreu i qeverisë shqiptare vizitoi Prishtinën, në kuadër të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Përpara takimit, Rama e përqafoi presidenten Osmani.
Teksa po qëndron në Kosovë, Rama nuk ka pasur takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Osmani nuk po i qëndron më në krah Kurtit, në anën e të cilit ishte rreshtuar dikur edhe për çështjet si betejat me akuza e kundër-akuza me Ramën./abcnews.al