Vizita në Prishtinë/ Takimi i Ramës me Osmanin, përshëndetje e përzemërt përpara takimit zyrtar

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama pati një pritje mjaft të ngrohtë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ambientet e Presidencës në Prishtinë.

Kreu i qeverisë shqiptare vizitoi Prishtinën, në kuadër të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Përpara takimit, Rama e përqafoi presidenten Osmani.


Teksa po qëndron në Kosovë, Rama nuk ka pasur takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Osmani nuk po i qëndron më në krah Kurtit, në anën e të cilit ishte rreshtuar dikur edhe për çështjet si betejat me akuza e kundër-akuza me Ramën./abcnews.al




Skip to toolbar