Humbi vulën, Basha pas mbledhjes së Kryesisë: Do vazhdojmë takimet me Kolegjin e Kryetarëve

AKTUALITET


Lulzim Basha ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së thirrur prej tij. Basha u shpreh se do t’i bashkohet mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve që do të zhvillohet në orën 20:00, por nuk dha detaje se cili do të jetë hapi i radhës, pasi humbi vulën e PD-së.

“Kemi ecur me mbledhjen e Kryesisë, por nuk e kemi përfunduar. Do t’i bashkohemi Kolegjit të Kryetarëve. Gjithçka që thashë kur hyra, vazhdon të qëndrojë. Do të vazhdojmë takimet me Kolegjin e Kryetarëve dhe me Kryesinë”, tha Basha.

Beteja për vulën e Partisë Demokratike vijonte prej gati dy vitesh mes demokratëve, të ndarë në grupin e Bashës dhe të Berishës. Pas më shumë se dy orë seancë gjyqësore të mbajtur këtë të martë, ku u dëgjuan përfaqësuesit ligjor të Lulzim Bashës, dhe të grupit të Rithemelimit të Sali Berishës, Gjykata e Apelit ktheu vulën tek Berisha./abcnews.al



Skip to toolbar