E rëndë në Kolonjë: 33-vjeçari gjendet i pajetë në rezervuarin e Kagjinasit

AKTUALITET


Një person është gjetur i pajetë në rezervuarin e fshatit Kagjinas në Kolonjë.

Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi ka mësuar se viktima është një 33-vjeçar me iniciale E.B. nga fshati Borovë.

Sipas informacioneve paraprake, i ndjeri kurohej për probleme të shëndetit mendor.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me rastin, ndërkohë që ende s’dihen rrethanat e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit.



Skip to toolbar