Një avion “Boeing 737-800” bëri një ulje emergjente në Zelandën e Re pas një zjarri në motor.
Sipas Associated Press, avioni i nisur për në Melburn me 67 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, u ul në Invercargill, Zelanda e Re, pas shpërthimit të zjarrit.
Incidenti mund të ketë ardhur nga një “goditje e shpendëve”, tha shefi operativ i linjës ajrore, Stuart Eggs.
Flakët u vunë re menjëherë pasi avioni u ngrit nga aeroporti i Queenstown.